Flash News

KRYESORE

Dua Lipa ka kaluar kohën më të vështirë nga rrjetet sociale: Ndihesha e pavlerë

Dua Lipa ka kaluar kohën më të vështirë nga rrjetet
Mbase mendojmë se çdo gjë po shkon perfekt me jetën e këngëtares dhe sidomos tani që është në kulmin e suksesit të saj por për Dua Lipën jo çdo gjë ka shkuar vaj. Në një intervistë me modelen e njohur Adwoa Aboah për të promovuar albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, Dua ka folur edhe për një periudhë të vështirë që ka kaluar. Dua ka treguar se është ndjerë e bulizuar në rrjetet sociale dhe e kanë bërë të ndihej e pavlerë: “Sa më shumë gjëra të bësh, aq më shumë komente negative merr. Gjithçka po më vinte vërdallë. Ndihesha sikur njerëzit nuk kishin asgjë tjetër për të bërë përveçse të thoshin gjëra për mua. Kjo më ka mërzitur dhe më bëri të ndjehesha sikur nuk isha mjaftueshëm e mirë dhe më ndaloi të ndihem krenare për veten dhe për arritjet e mia. Nuk mendoj se mund të kisha bërë albumin tim të dytë nëse nuk do të kisha hedhur  mbrapa rrjetet sociale. Kam bërë një album me të cilin doja të argëtohesha dhe të kërceja dhe të mos mendoja për asnjë gjë tjetër dhe besimi im u rrit me të vërtetë gjatë kësaj periudhe.”

Të fundit