Flash News

KRYESORE

Dua Lipa kërkesë miliona fansave: Bojkotoni këto hotele luksoze

Dua Lipa kërkesë miliona fansave: Bojkotoni këto hotele luksoze

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, i është drejtuar me miliona fansave në rrjetet sociale duke i kërkuar të bojkotojnë hotelet në pronësi të Sulltanit të Bruneit. Shkak për kërkesën e Duas është bërë ligji i vendosur nga sulltani Hassanal Bolkiah për të ekzekutuar me goditje me gurë personat homoseksualë.

“Të drejtat e homoseksualëve janë të drejta të njeriut. Bojkotoni industritë dhe njerëzit që besojnë në ligjet antinjerëzore kundër LGBT. Marr këtë qëndrim sot dhe përgjithmonë për të treguar mbështetje. Lufta nuk përfundon asnjëherë, ne thjesht po gërvishtim sipërfaqjen, por duhet të jemi më të fortë se kurrë”, shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare.

Në listën e publikuar nga Dua Lipa janë disa hotele luksoze në Londër, Los Angeles, Paris dhe Milano.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe personalitete të ndryshme botërore si Elton John, Ellen DeGeneres apo George Clooney.

Lista e hoteleve:

The Dorchester, London

45 Park Lane, London

Coworth Park, UK

The Beverly Hills Hotel, Beverly Hills

Hotel Bel-Air, Los Angeles

Le Meurice, Paris

Hotel Plaza Athenee, Paris

Hotel Eden, Rome

Hotel Principe di Savoia, Milano

Të fundit