Flash News

KRYESORE

Dua Lipa thyen një tjetër rekord, karantina i solli fat këngëtares shqiptare

Dua Lipa është duke përjetuar periudhën e saj më të artë sa i takon karrierës muzikore edhe pse thuajse e gjithë bota është në karantinë.  Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” që e publikoi në ditët e fundit të marsit, ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare nga Kosova.

Kënga e parë e këtij albumi që titullohet “Don’t start now”, e publikuar në tetor të vitit të kaluar ka qëndruar në top listat ndërkombëtare për javë me radhë.

“Official Charts”  ka bërë me dije lajmin se kjo këngë ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron kaq gjatë në Top 10.

Ndër të tjera ka shkruar se “Don’t start noë” ka shpenzuar më shumë javë në Top 10 se çdo këngë tjetër, duke e bërë këngëtaren shqiptare të futet në histori.

Të fundit