Flash News

KRYESORE

“Dua të behëm pjesë e historisë”, Plasari pyet Ramën: Si burrë që i urinojnë tek varri si Enver Hoxhës?

“Dua të behëm pjesë e historisë”, Plasari pyet

Studiuesi i njohur Aurel Plasari i ftuar në “A Show” në News 24, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama sipas të cilit sfidën e kishte me historinë. Plasari shprehet se në histori futen njerëz të ndryshëm, madje edhe kriminel, gankstera, por çështja është si bëhesh pjesë e historisë: “si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit”.

“Rama ka hyrë në histori, por jo si ngjarje historike. Për t’u futur është futur në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangster. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histori”, deklaron Plasari që nënvizon se hyrja në zgjedhje pa opozitën e thellon konfliktin.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure. Futet në histori që ja bëra zgjedhje pa opozitën. Hyra në histori që unë i bëra këto. Kjo e thellon procesin e konfliktit se deri ku mund të shkojë ky thellim, rëndësi ka që kjo çështje do mbarojë. Ajo e katër vjetëve unë mendoj se duhet të ndryshojë me korrigjimin e legjislacionin e zgjedhjeve duke kërkuar që çdo që premtohet, të jetë një kontratë dhe të nënshkruhet diku, tek Presidenti i Republikës”, u shpreh ai.

Të fundit