Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Dua të bëj edhe unë gjënë e duhur’, gazetari Nano: Unë në këtë moment jam Hashim Thaçian
Duke u ndalur tek situata politike në Kosovë pasi prokurori i Gjykatës Speciale lajmëroi se Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte, gazetari Mustafa Nano e cilëson si lajmin politik të vitit.
“Midis dyshimit se Thaçi ka bërë krime gjatë luftës dhe dyshimit se akuza ndaj tij është e stisur, anoj më shumë nga i dyti”, thotë Nano.
Moderatori, më tej shton se kjo akuzë ngjan me një gjest anti kosovar. Për deklaratën e Thaçit, i cili u shpreh se do të dorëhiqej nëse vërtetohej akuza, Nano thotë se bëri gjënë e duhur.
Po ashtu edhe vizitën urgjente të kryeministrit Rama në Kosovë, Nano e vlerëson si të duhur.
“Dua të bëj edhe unë gjënë e duhur. Unë në këtë moment jam Hashim Thaçian. Ndihem instiktivisht Hashim Thaçian. Nuk kam ide se ç’ka bërë Hashim Thaçi gjatë luftës, t’ju them të drejtën, por nuk besoj se ka bërë ato krime, për të cilat akuzohet nga zyra e prokurorit special të Kosovës”, u shpreh Nano.
Monologu nga Mustafa Nano:
Ngjarja e javës, e ndoshta lajmi politik i vitit, ka qenë akuza që zyra e prokurorit special të Kosovës me seli në Hagë ngriti ndaj Hashim Thaçit. Këtë të fundit e akuzojnë për krime lufte e për krime kundër njerëzimit. Dhe më këtë kanë kapur në befasi gjithkënd jashtë e brenda Shqipërisë, sidomos brenda Shqipërisë, ku për këtë shkak është vënë re një lloj solidariteti e simpatie e përgjithshme rreth Hashim Thaçit.
Edhe klasat politike kanë reaguar në mënyrë solidare. Miq e armiq të tij u bënë bashkë në mbështetje të Thaçit, që në një farë mënyre ka qenë dhe është mbështetje ndaj luftës së Kosovës, të cilën kjo akuzë e bën pis.
Kryeministri Rama doli menjëherë në mbrojtje të Thaçit dhe u duk se me ndërhyrjen e vet në të nxehtë, duke i bërë Thaçit një mbrojtje totale, synonte të ngjizte një bashkim kombëtar në këtë çështje. Në këtë kuadër, ai shkoi dje në Kosovë, në një vizitë rrufe. Agjenda e tij përfshinte takime me të gjithë, Thaçin, Hotin, Veselin, Kurtin, Haradinajn, Isa Mustafën, etj. Dhe duhet thënë se Rama bëri gjënë duhur. Po ashtu si edhe të tjerët, ashtu si edhe Thaçi vetë, i cili me t’u informuar mbi akuzën, ndërpreu udhëtimin e tij. Dhe nuk ishte një udhëtim për në ishujt Barbados apo për në Karaibe, për të bërë ca pushime qejfi e luksi. Ishte një udhëtim për në Washington, për të marrë pjesë në samitin serbo-shqiptar nën patronazhin Amerikan. Ai u kthye në Prishtinë.
Mbrëmë, siç pritej Thaçi ka mbajtur një fjalim para Kosovës, në të cilin ai tha se ka marrë vendimin që të mos konfondojë hallin e vet me hallin e Kosovës. Ka marrë vendimin për të mos iu bërë barrë Kosovës. Do të bëjë atë që bëri Haradinaj and Co. Nuk do të mbrohet si president. Nuk do përdorë parzmore të tjera, siç mund të ishte edhe solidariteti pankombëtar i demonstruar ndaj tij. Edhe me këtë, sidomos me këtë, ai bëri gjënë e duhur.
Dua të bëj edhe unë gjënë e duhur. Unë në këtë moment jam Hashim Thaçian. Ndihem instiktivisht Hashim Thaçian. Nuk kam ide se ç’ka bërë Hashim Thaçi gjatë luftës, t’ju them të drejtën, por nuk besoj se ka bërë ato krime, për të cilat akuzohet nga zyra e prokurorit special të Kosovës.
Midis dyshimit se Thaçi ka bërë krime gjatë luftës dhe dyshimit se akuza ndaj tij është e stisur, anoj më shumë nga i dyti. E them këtë sepse e kam një gjë në dorë kundër akuzës. Dhe kjo gjë është momenti, në të cilin u bë kjo akuzë. Ky moment bie erë. Dhe e bën akuzën të ngjajë me një gjest anti kosovar. Ky gjest duket qartazi i tillë, antikosovar, dhe ata që kanë bërë akuzën nuk kanë bërë asnjë përpjekje që të mos duket i tillë. Mund ta shmangnin këtë “timing” që e komprometon aksionin e tyre, por nuk e shmangën. Të krijohet përshtypja se nuk donin ta shmangnin.
Sikur kjo akuzë të jetë ashtu si duket, e stisur, atëherë ajo është një veprim shumë i poshtër. Sepse e dëmton kauzën kosovare si asgjë tjetër në këtë botë. Nga ana tjetër, sikur kjo akuzë të mos jetë e stisur, sikur ajo në fund të provohet, tok me fajësinë e Thaçit, atëherë kauza kosovare dëmtohet edhe më shumë, kauza kosovare merr një goditje të fortë, të paimagjinueshme. Lufta e shqiptarëve në Kosovë do të marrë damkën e një lufte terroriste. Nuk është se me këtë rrota do fillojë të lëvizë mbrapsht, nuk është se historia do çbëhet, nuk është se pas kësaj serbët do të rimarrin Kosovën nën kontroll. Jo, asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Por do të ndodhë diçka tjetër. Kosova do të dalë e dobët nga kjo histori. Shumë e dobët. Duhet të lutemi që Thaçi të dalë i larë nga kjo histori. Kush lutet për të kundërtën, qoftë ai që është. /Abcnews
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38