Flash News

KRYESORE

"Dua të të bëj të lumtur" plotëson dëshirën e Lukrecias

Të shtunën, në puntatën e parë të sezonit të ri televiziv në "Dua të të bëj të lumtur" u bë publik rasti i Lukrecias, vajzës së vogël që jetonte vetëm më babanë. Erioni kishte humbur bashkëshorten në gusht, në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ai kishte ardhur në emision për të falënderuar të vëllanë që e kishte ndihmuar në momentet më të vështira.

Ai gjithashtu, ftoi dhe Lukrecian e vogël, të bijën, për t`i dhuruar një ditë ndryshe në jetën e saj.

Stafi i programit është kujdesur që të dy babë e bijë të merrnin një dhuratë aq të dashur për vogëlushen duke i dhuruar atyre një udhëtim në Disneyland në Paris.

Lajmin e ka bërë me dije Arbana sot në postimin e saj në Instastory.

Të fundit