Flash News

KRYESORE

"Dua titullin, do ketë gjoba të tmerrshme",- Gjici i tërbuar pas humbjes

"Dua titullin, do ketë gjoba të tmerrshme",- Gjici i

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka folur pas humbjes kundër Tiranës. Ai u shfaq mjaft i mërzitur me ekipin e tij dhe paralajmëroi gjoba të mëdha në një prononcim për gazetën Panorama Sport.

"Kam dhënë urdhër të prerë që tri ndeshjet e radhës të fitojnë ose ndryshe të gjithë gjoba të tmerrshme do të kenë nga klubi.

“Kanë dy ndeshje që i kanë humbur duke nënvlerësuar situatat që krijohen. Është e pafalshme, po shkatërrojnë investimin e klubit”, shton kreu i klubit verilindor, i cili më pas kapet edhe me mbrojtësin Olsi Teqja.

“Gjithashtu, lojtari Teqja (u ndëshkua me karton të kuq) ka gjobë. Tashmë dua 9 pikë në tri ndeshje, nuk ka rrugë tjetër. Nuk fal më asnjë dhe kurrë më aty. I kam duruar pa fund deri tani, është çmenduri që të humbësh pesë pikë në dy ndeshje që i kishin të fituara. Është e pafalshme të humbasësh 5 pikë në dy ndeshje. Të gjitha kushtet klubi ua ka plotësuar këtyre, korrekt me çdo gjë. Nuk i fal më, më kanë mërzitur jashtë mase”, vijon Gjici.

“Unë dua titullin dhe duke filluar 9 pikë në tri ndeshje rresht, kaq, përndryshe do ta shikojnë ata dhe stafi. S’merrem më fare me ta, më kanë mërzitur dhe më kanë lodhur shumë”, deklaron presidenti i Kukësit, që në fund edhe i thumbon lojtarët e tij me atë që thotë. “Hiqen si gjeneralë dhe kur dalin nga fusha, dalin si ushtarë të rraskapitur. Nuk i fal më, pikë”, përfundoi Gjici.

Të fundit