Flash News

KRYESORE

“Duam shtëpitë tona”, Lulzim Basha takon banorët e rrezikuar te “Unaza e Re”

“Duam shtëpitë tona”, Lulzim Basha takon banorët e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësinë e banorëve që po protestojnë te Unaza e Re. Basha ka dëgjuar kërkesat e banorëve dhe padrejtësitë që sipas tyre, po ju bëhen.

Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shembjen e shtëpive. Ata dëgjohen të thonë "Duam shtëpitë tona" në momentin që Basha i takoi. Kryedemokrati do të japë një deklaratë për mediat pas takimit me përfaqesuesit e protestuesve.

Kujtojmë që sipas autoriteteve, rrezikohen të shemben rreth 300 banesa në ‘Astir”, ndaj banorët dhe pronarët e bizneseve po protestojnë prej ditësh.

Të fundit