Flash News

KRYESORE

"Duam sistem të pastër kombëtar", Alimadhi zbulon kërkesat e 7 subjekteve politike për Reformën Zgjedhore

"Duam sistem të pastër kombëtar", Alimadhi zbulon

Shtatë subjekte politike të opozitës parlamentare kanë dakordësuar qëndrimet e tyre referuar Reformës Zgjdhore. Në një prenoncim për mediat, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shprehur se ndër 3 kërkesat e tyre për “Zgjdhoren”, ata kanë rënë dakord edhe për një sistem të pastër kombëtar.

Ndërsa, po ashtu në një nga 3 pikat, ata kërkojnë që asnjë subjekt politik në zgjedhje mos financohet nga shteti si dhe depolitizim të administratës zgjedhore.

“Kemi dhe propozimet tona. Është e dobishme të sqarojmë. Të gjithë ata deputetët e tjerë që kanë firmosur, ka përplasje mes deputetëve de kryetarët të grupeve. Kemi kontrubit real. Nuk mundet që asnjë deputet të thotë hajdeni kryetarëve të grupeve një sistem me 12 rajone.

Ne duam sistem të pastër kombëtar. Unë si subjekt politik të marr në zgjedhje atë që meritoj.

Kuptoni një gjë që, këta kanë ngritur sisteme dhe struktura pa fund. Këto janë mbingarkesa për buxhetin e shtetit. Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga shteti. Dhe depolitizim i administratës zgjedhore. 7 subjekte sot dakordësuam këto qëndrime”, tha Alimadhi ndërsa shton se  asnjë nga këto kërkesa nuk është marrë parasysh prandaj dhe u zhvillua sot mbledhja në Kryesinë e Kuvendit.

Të fundit