Flash News

KRYESORE

“Duan, s’duan, do votohen në 30 korrik”, Rama i ‘prerë’ për ndryshimet kushtetuese, gati për të diskutuar propozimin e PD për listat 100% të hapura

“Duan, s’duan, do votohen në 30 korrik”, Rama i

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se ndryshimet kushtetuese të miratuara në Këshillin e Legjislacionit nga mazhoranca dhe opozita parlamentare do të votohen në 30 korrik, pavarësisht kundërshtisë së opozitës së bashkuar.

“30 korriku do votohet, duan apo s’duan atyre që nga jashtë parlamentit mendojnë se sa më shumë bërtasin aq më shumë do fitojnë. Asgjë s'kanë për të fituar në atë rrugë, kemi votuar 5 qershorin dhe do i qëndrojmë asaj marrëveshje. Ata që thonë se 30 korriku cenon 5 qershorin, nuk dinë ca flasin.

5 qershori nuk është bllokimi i neneve, por ka thelb administratën zgjedhore, financimi i partive dhe nuk preken e do zbatohen sic kemi rënë dakord. Pas votimit të gjithë kanë të drejtë të diskutojnë, ndaj e përsëris apelin për PD dhe grupin jashtëparlamentar të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrik, është një marrëveshje nënshkruar dhe ata që e kanë marrë përsipër do e votojnë, është e mbyllur dhe vullneti i këtij parlamenti që mund të jetë ilegjitim për Metën sipas rastit se kur votohet 5 qershori nuk janë ilegjitim”, tha Rama duke i përcjellë një mesazh edhe presidentit.

“Presidenti s’ka asnjë të drejtë për vendimet e parlamentit për ndryshimet kushtetuese. As nuk i kërkohet fare të ketë një opinion, por ta pranojë sic do e pranojnë të gjithë”, tha Rama, teksa u shpreh i hapur për të diskutuar pas 30 korrikut edhe propozimin e opozitës së bashkuar për lista 100% të hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

“30 korriku nuk lëviz, të jemi të qartë. Hapja e listave, mund të jenë edhe 100%, por kjo bëhet me diskutim, por jo me ultimatume dhe statuse se çfarë vendosi opozita e bashkuar.

Koalicionet vazhdojnë, thonë se duan të heqim koalicionet. Jo, të drejtën për tu bashkuar në një cadër nuk e heqim por do e sanksionojmë në kodin zgjedhor, do ta shohim në proces. Janë të ftuar të mirëpritur të na bashkohen në diskutim e të sjellin opsionet e tyre. Ka kohë dhe vullneti nga ana jonë për të diskutuar, taksirati jonë me një opozitë brenda e një jashtë.

Ata që janë jashtë mos ta harrojnë se këtu në sallë vendosen gjërat.

Kam më shumë respekt për opozitën këtu në sallë, se atë jashtë, edhe ku ka disa hudhra që për të mos zënë syrin e keq. Përtej klithmave policore në 30 korrik do votojmë atë që kemi rënë dakord, listat do hapen dhe koalicionet do ndërtohen si kudo në Evropën ku duam të integrohemi”, tha Rama.

Të fundit