Flash News

KRYESORE

Duarkryq e këmbë mbi këmbë, deputetët e PS “ia shtrojnë” me alkool në Bruksel: E drejtë të qetësoheshim në darkë vonë

Dy ditë më parë në Bruksel u zhvillua takimi i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE. Delegacioni shqiptar drejtohet nga Taulant Balla ka në përbërje të tij përfaqësues të gjithë grupeve parlamentare.

Megjithatë, duket se deputetët e Partisë Socialiste janë çliruar paksa në orët e vona, pasi i’a kanë lejuar vetes të kthejnë nga një gotë alkool, në një nga lokalet e Brukselit.

Siç duket edhe nga foto e publikuar nga vetë deputetët, janë Taulant Balla, Fate Velaj, Eduart Shalsi, Elisa Spiropali, Vasilika Hysi, Anastas Angjeli dhe Evis Kushi, të cilët kanë pozuar duarkryq dhe këmbë mbi këmbë, ndërsa përpara tyre vihen re gotat dhe shishet e alkoolit.

Kjo foto ka marrë shumë komente, ndërsa deputeti Velaj është justifikuar duke thënë: Sepse, gjatë gjithë ditës në parlamentin europian, kryem një punë shumë të mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe, në darkë vonë, e kishim të drejtën e zotit të qetësoheshim. Tamam si tek piktura e Vincent Van Gogh "Rest from Work"”.

Të fundit