Flash News

KRYESORE

“Duart lart, grabitje avioni”, si e pasqyron gazeta gjermane “Bild” ngjarjen në Rinas

E përditshmja më e madhe gjermane “Bild” ka shkruar për grabitjes e Rinasit dhe shkruan “Të pabesueshëm gangsterët në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë”

“Ky super-krim milionash është ideal për skenar filmash. Avioni Airbus A320 i Austrian Airlines qëndronte të martën rreth orës 15:00 në një nga portat e aeroportit ‘Nënë Tereza’ në kryeqytetin shqiptar. Turbinat ishin ndezur, pasagjerët ishin të gjithë në bord. Kur ekuipazhi po ngarkonte dërgesat e një furgoni parash, një makinë me mbishkrimin ‘Hetimi tatimor’ iu afrua avionit përmes hyrjes së zjarrfikëses.

Prej dritareve të avionit, udhëtarët mund të shihnin se çfarë ndodhi: tre gangsterë u shfaqën, sipas BalkanWeb, të armatosur me armë zjarri! Dy prej tyre ishin të veshur me maska dhe me veshje ushtarake.

I treti, një tullac, thuhet se ishte kreu i bandës. Ai mbante një jelek antiplumb, syze dielli dhe një maskë silikoni mbi kokë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt: treshja e detyroi personelin të ulej përtokë dhe të dorëzonte ngarkesat e parave. Brenda pak minutash thuhet se banda mori deri në dhjetë milionë euro.

Hajdutët hipën në furgonin e tyre dhe u larguan me paratë me vete. Ende në aerport, policia u përpoq që të ndalonte gangsterët. Pas 800 metrash ndjekje pati një shkëmbim zjarri, ku humbi jetën krimineli me maskën e silikonit.

Bashkëpunëtorët e tij e hodhin trupin nga makina dhe u arratisën. Sipas mediave shqiptare, i vdekur thuhet se ka qenë një grabitës i njohur bankash: shqiptari Admir M. Ai u arratis nga një burg grek në vitin 2013. Katër grabitësit e tjerë të milionave janë ende në arrati.

Megjithëse u tha se ka pasur katër të arrestuar, mësohet se ata nuk janë autorët. Në total policia ka pyetur 40 persona për ngjarjen për të gjetur bashkëpunëtorë të mundshëm. Sepse një gjë është e sigurt: grabitësit ishin të mirëinformuar…

Ata ishin gati për të vrarë, madje ishin të përgatitur për çdo gjë. Të vdekurit, që lanë pas, iu gjet edhe një jelek luftimi me eksploziv”, shkruan Bild.

Të fundit