Flash News

KRYESORE

Dublanti i Vin Diesel bie nga 9 metra lartësi, aktori shpërthen në lot

Kasti i "Fast and Forius" është zhvendosur në Leavesden ku edhe kanë nisur xhirimet për serinë e 9-të të një prej filmave më të ndjekur në gjithë botën.

Por një ngjarje e rëndë ka ndodhur teksa po xhirohej një skenë e vështirë, ku dublanti i Vin Diesel ka pësuar një aksident të rëndë dhe momentalisht ndodhet në koma. Sipas mediave të huaja ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, teksa Joe Watts po xhironte një hedhje nga 9 metra lartësi.

Gjatë hedhjes, dublanti Watts ka rënë me kokë dhe pas atij momenti nuk është përmendur më. Mediat e huaja shkruajnë se Cin Diesel ka shpërthyer në lot kur ka parë dublantin e tij në atë gjendje.

Joe Watts është shumë i njohur në Hollywood pasi rolet e tij si dublant janë të shumta.

Të fundit