Flash News

KRYESORE

A duhej Përparim Kabo t’i bënte ato pyetje? Gazetarja publikon pyetjet që iu bëhen studentëve në Oxford apo Cambridge

A duhej Përparim Kabo t’i bënte ato pyetje? Gazetarja publikon

Pyetjet që akademiku Përparim Kabo iu drejtoi kandidatëve për procesin e vetting-ut vijojnë të shkaktojnë debat nëse ishin apo jo me vend.

Gazetarë dhe ekspertë të ligjit janë ndarë me pozicionet që kanë marrë në këtë debat, ndërkohë, gazetarja Edlira Gjoni publikon disa nga pyetjet standarde që iu bëhen studentëve për të hyrë në juridik në Oxford apo Cambridge.

Ajo që vërehet është se pyetjet e publikuara nga gazetarja kanë ngjashmëri të madhe me ato të profesor Kabos.

Reagimi:

Pyetje standarte që ju bëhen studentëve konkurues për të hyrë në juridik në Oxford apo Cambridge: (pasi kanë kaluar testin super të vështirë e specifik për drejtësinë)

- Nëse gruaja ka përsëritur disa herë se nuk i pëlqen reçeli në mëngjes, e burri ia sjell në tavolinë, bashkë me vezën e bukën e thekur, a përbën ky veprim shkak ligjor për të kërkuar divorcin?

- Vajzat dhe djemtë që bëjnë eksplorime (boycsouts), a kanë axhendë politike?

- Cili është libri i fundit jo-ligjor që po lexon?

- Çfarë keni lexuar së fundmi për situatën në Maymar?

- Si mendoni ju, për çfarë shërbejnë semaforët?

- Po të ktheheshe pas në kohë, në cilën do ktheheshe? Pse?

- Cili precedent është më i referuari në Angli?

- Cili gjyqtar u vra ne shek. XVII një ditë para gjyqit? Sa kohë me pas u zgjidh çështja?

Etj, etj, etj.

Pse duhet të merremi me pyetjet? Mos janë gabim edhe këta që ligjin e kanë frymë? (https://sites.google.com/site/oxbridgeintervieëquestions/laë)

Jo vetëm që testohet njohuria e prirjet bazë, por me këto pyetje shkohet tek karakteri i njerëzve. Përse ai grup i thjeshtë pyetjesh nxehu Shqipërinë? Kollaj të gënjesh veten. Kollaj gënjehet njeriu në pasqyrë. Por dhimbja është e ashpër, miq. Shumë prej nesh ende nuk shkruajmë shqipen të saktë, nuk dimë deklaratën e pavarësisë, shajmë Skënderbeun, njëri-tjetrin, gënjejmë sy më sy, e nxehemi pse na bëjnë pyetje që çjerrin maskat.

Nuk ndreqet gjë duke fajësuar pyetjet, por duke lexuar, që të mos ngelemi shumë gjatë shoqëri jo-reflektuese me gishtin e fajit nga tjetri.

Dhe meqë jemi këtu, cila është akuza më e madhe që i është bërë ndonjëherë Shqipërisë?

Lexoni, miq. Mos shani! Veçanërisht njëri-tjetrin. Jemi pak për t'u urryer kaq shumë mes vetes.

 

Të fundit