Flash News

KRYESORE

Duhej të hiqej Berisha apo jo? Lubonja: Duhej të kishte ikur vetë; Partitë politike nuk e kanë bërë pastrimin që kërkohet

Duhej të hiqej Berisha apo jo? Lubonja: Duhej të kishte ikur

Analisti Fatos Lubonja thotë se partitë politike në vend nuk e kanë bërë pastrimin e partive politike që mund të kërkohet nga publiku.

I ftuar në ‘Real Story’, Lubonja thotë se edhe në PD, pastrimi duhet të kishte nisur më herë dhe jo tani në prag të zgjedhjeve.

“Duhet të ishte pastrimi i partisë së PD duhet të ishte bërë më herët, jo kur vijnë zgjedhje sidomos kur nuk ke fraksione të ndryshme. Problemin e Berishës nuk e kanë zgjedhur se nuk kanë zgjidhur problemin e përgjegjësive për të kaluarën.

Duhej heq Berisha apo jo për qëllimet që ka kjo parti, për të mos u përçarë që të fitojë

duhet lidhet me Metën, edhe me Ramën u bashkua në 2013. Kjo klasë politike nuk e kanë bërë pastrimin që mund të kërkohet nga publiku.

Lidhur me Berishën , kur doli Ruli që tha duhet të ishte më mirë ti lihej Berishës ta thoshte, të ikte vetë. E shkarkoi Ruli. Meqë kjo parti nuk e ka bërë atë që duhet të kishte bërë me Berishën, dhe bëhet fjalë për luftë politike, duhet të kishte ikur vetë por jo duke ardhur një njeri pak i jashtëm që i imponohet partisë në këtë mënyrë. Nga pikëpamja psikologjike ka qenë joefikase”, u shpreh Lubonja.

Të fundit