Flash News

KRYESORE

“Duhej të shkonin në spital, por u arrestuan nga policia”, PD publikon emrat: Këta qytetarë s’morën pjesë në protestë

“Duhej të shkonin në spital, por u arrestuan nga policia”,

11 qytetarë u lanë në burg me vendim gjykate ditën e sotme, ndonëse u zhvillua protestë masive jashtë këtij institucioni.

Partia Demokratike ka publikuar emrat e 4 qytetarëve të Kukësit, të cilët u arrestuan nga policia, por që nuk kanë qenë fare të pranishëm në protestën e mbajtur të shtunën kundër tarifës së "Rrugës së Kombit". .

Reagimi i Partisë Demokratike:

Proçesi është në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut! Prokuroria dhe policia kanë vepruar si organizata politike, nën urdhrat e Edi Ramës, duke mos zbatuar ligjin, duke cënuar në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut!

Disa prej të arrestuarve nuk ka qenë fare në protestë.

Nga dëshmitë kuptohet se arrestimet janë bërë për të ushtruar terror tek shqiptarët, duke lënë të lirë kriminelët dhe duke arrestuar qytetarët!

Rasim Kaloshi, ka qene me vendim në arrest shtëpie. Nuk ka asnjë foto, asnjë pamje që ka qenë në proteste. Policia ka shkuar dhe e ka marre në shtepi dhe e ka sjellë në Tiranë.

Shpëtim Tota ka qenë në një lokal. Nuk ka qene në protestë. Ka edhe foto në lokal me miq që vërteton që nuk ka qenë në protestë.

Lefter Rexhmati është me 3 fëmijë, një vajzë e paralizuar, e traumatizuar gjatë arrestimit.

Adem Duraku, invalid, së bashku me të shoqen, është paraplegjik me karrocë. Është arrestuar në mënyrë të paligjshme. Në vend që të shkojë në spital, rrethohet me polici.

Të fundit