Flash News

KRYESORE

“Më duhet një taksi”, kodi që përdornin klientët biznesmenë kur porosisnin kokainë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me taksistin  që shpërndante doza kokaine i cili  ra në prangat e policisë ditën e sotme. Mësohet se për rreth 6 muaj policia ka mbajtur nën vëzhgim taksistin Klaudian Sinën dhe gjatë operacionit të sotëm kanë gjetur në makinën e tij disa doza kokaine.

Klientët e Sinës kanë qenë kryesisht biznesmenët dhe të rinjtë që frekuentonin jetën e natës. Më duhet një taksi”, ky ka qenë kodi i që përdornin klientët për të porositur dozën e kokainës. Bëhet e ditur gjithashtu se taksisti e shiste dozën me 70-100 euro dhe se drogën e siguronte në Holandë.

 

 

Të fundit