Flash News

KRYESORE

Duhet të zgjedhim punën apo shefin

Duhet të zgjedhim punën apo shefin

Shefat e mirë i japin kuptim punës dhe e bëjnë atë interesante edhe në një kompani të keqe. Ata ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi. Ndërsa një shef i keq jua bën jetën më të vështirë. Ata nuk dinë t’ju menaxhojnë, ju fajsojnë dhe bëjnë çdo gjë për t’ju penguar.

“Një shef i mirë është më i rëndësishëm se një kompani e mirë. Një shef i mirë ju displinon, trajnon dhe zhvillon.” – Jack Ma

Një shef vërtet i mirë është i vështirë për t’u gjetur dhe e pamundur për t’u harruar.

Punonjësit nuk largohen nga kompanitë e këqija, ata largohen nga shefat e këqinj! Në shumicën e rasteve kur një punonjës ka një problem në kompani, gjithçka lidhet me shefin.

Në marrëdhënien shef-punonjës shtrihet një kufi besimi, respekti dhe empatie. Angazhimi dhe morali i punonjësve bie për një kohë shumë të shpejtë. Është demotivuese të punosh për një menaxher që nuk e mbështet ekipin e tij. Nëse bëni një gabim ata shpejt kthehen në gjyqtar, juri dhe ekzekutues.

Punonjësit kërkojnë shefa të mirë. Një studim i fundit zbuloi se 65% e punonjësve, preferonin të kishin një shef të mirë sesa një rritje rroge. Ata e bëjnë eksperiencën tuaj të punës shumë herë më të mirë. Punonjësit shpenzojnë gjysmën e jetës së tyre në punë. Ata kërkojnë të punojnë në një ambient të shëndetshëm me një shef që kujdeset për ta. Është koha që kompanitë të kuptojnë se, paratë nuk mund të mbajnë punonjës të aftë për sa kohë të kenë një drejtues të keq, shkruan Business Mag Albania. Një shef i mirë është padyshim, një nga hallkat më të rëndësishme të një stafi të lumtur, të përkushtuar dhe të suksesshëm.

Mos zgjidh një punë. Zgjidh një shef. Shefi juaj i parë është një faktor shumë i rëndësishëm për suksesin e karrierës suaj. Një shef që nuk ju beson, nuk do t’ju jap mundësi për t’u rritur.

Të fundit