Flash News

KRYESORE

“Duhet zgjidhje urgjente”/ Vasjari: Pritet çdo lloj skenari, nëse mazhoranca nuk reflekton

“Duhet zgjidhje urgjente”/ Vasjari:  Pritet çdo lloj skenari,

Duke diskutuar në emisionin e mbrëmjes së sotme në emisionin “Real Story”, në Neës24, analisti Arjan Vasjari apeloi që kriza politike duhet të zgjidhet sa më parë.

Sipas tij zgjidhjen e kësaj krize nuk e ka asnjë aktor tjetër, përveç mazhorancës, dhe se urgjenca në zgjidhjen e kësaj krize duhet të përcaktojë ashpërsinë me të cilën duhet të shkojmë në zgjedhje.

“Konkluzioni i fundit që mund të nxirret nga manifestimi, është se unë besoj që nga mazhoranca do ketë një reflektim lidhur me dekretin për betimin, në të kundërt nuk përjashtoj asnjë lloj skenari në të ardhmen, i cili mund të mos jetë shumë institucional, mund të jetë dhe jashtë institucional, që unë nuk do ta uroja.

Betejat e drejta nuk janë domosdoshmërisht kauzë shumice, mund të jenë dhe pakice. Presidenti ka të drejtë në aspektin kushtetues. Sa i përket ditës së sotme, mospasja e flamujve partiakë nuk e bën më pak partiak manifestimin. Madje, unë do pëlqeja që ky manifestim të mos ishte kauzë e Presidentit, por e opozitës. Kushtetuta është maja e piramidës së një demokracie. Opozita Kishte mundësi të përfaqësonte këtë kauzë, por nuk e bëri. Mund të ishte përqafuar nga opozita kjo kauzë dhe nuk ndodhi, dhe kjo më shqetëson. Manifestimi nuk solli asgjë të panjohur, por nënvizoi disa gjëra të njohura”,  tha ndër të tjera analisti Vasjari.

Të fundit