Flash News

KRYESORE

Duka akuzon "Vip-at" që nuk mbështesin Shqipërinë dhe po i turren Kosovës, Blero i kundërpërgjigjet

Humbja e Kombëtares shqiptare ka nervozuar presidentin Armando Duka, që kësaj radhe i është drejtuar VIP-ave shqiptarë, sipas të cilit nuk e mbështesin kombëtaren. Në një postim në Facebook, ai ka akuzuar të gjithë vipat se e mbështesin kombëtaret e  Shqipërisë dhe Kosovës, por vetëm në ditët e tyre më të mira. Duke nënkuptuar se të gjithë i janë "turrur" kombëtares së Kosovës e cila po njeh vetëm sukses në ndeshjet që ka zhvilluar për kualifikueset e Europianit:

"Dy fjalë për tifozët Vip dhe ata kuqezi

Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : " KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA" . Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtuquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.

Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t'u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer "tortën e suksesit" me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë...Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit..Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar."

Këngëtari Blero Muharremi ka vendosur të reagojë, i cili ka rikujtuar një postim të vitit 2014 ku është shprehur se do e mbështesë Kombëtaren e Kosovës përjetë:

"Zoti Armando Duka ke dal huq me atë postimin tënd në ‘Facebook’. Më vjen keq pse duhesh të merresh me këtë çështje kur nuk ja ke idenë sa e përkrahim ne ‘VIP-at’ Kosovën dhe Shqipërinë. Merru me punën tënde se nuk të takon ty të flasësh në këtë nivel. P.s. këshillë ishte”.

 

 

Të fundit