Flash News

KRYESORE

Duka apo Fino, procedura e zgjedhjes së Presidentit të FSHF-së

Në datën 7 shkurt do të mbahen zgjedhjet për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Deri më tani, kreu aktual, Armando Duka ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për një mandat të pestë në krye të FSHF-së, ndërkohë që përballë tij, edhe pse nuk është ende zyrtare, pritet të jetë Bashkim Fino.

Por si zgjidhet presidenti i FSHF-së? do të jetë Asambleja e Përgjithshme Zgejdhore ajo që do të vendos për kreun e ri të Federatës. Asambleja ka 66 anëtar me të drejtë vote ku pjesa më e madhe janë klube futbolli të kategorive nga Superiorja deri në ato më të ulëtat. Të drejtë vote, dhe që janë njëkohëshisht edhe pjesë e Asamblesë janë edhe përfaqësues nga shoqatat sportive si ajo e arbitrave, shoqata e mjekëve sportive, shoqata e trajnerëve si dhe shoqatat rajonale.

Për tu zgjedhur president duhen 2/3 e votave të vlefshme. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50% +1) zgjidhet president.

 

 

Të fundit