Flash News

KRYESORE

Duka dyshon në ligjin për lojërat e fatit: Bastet do ndalohen, aq sa duhani në lokale

Duka dyshon në ligjin për lojërat e fatit: Bastet do ndalohen, aq

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk beson se ligji i miratuar nga mazhoranca për mbylljen e basteve në vend deri më 31 Dhjetor do të zbatohet. Dhe për ta ilustruar këtë, ai kujton ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet publike; nje ligje i cili ka dështuar.

“Kam dëgjuar njerëz që vënë bast një skedinë 1 mijë lekë dhe kur e humbim, thonë e shiti Mesi apo Ronaldo. Nuk është për t’u errësuar me logjikën e bastexhinjve. Pikat e basteve do të ndalohen, aq sa është ndaluar duhani në lokalet shqiptare”, theksoi ai, i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Ora Neës.

Në fakt, ligji i miratuar nga mazhoranca është shoqëruar me shumë dyshime, teksa PD dyshon se pas vendimit, qëndon Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Të fundit