Flash News

KRYESORE

Duka kritikon sjelljen “ngri-shkri” të Edi Ramës: Nuk i bën mirë turizmit

Duka kritikon sjelljen “ngri-shkri” të Edi Ramës: Nuk i

Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka e quan “ngri-shkri” sjelljen e Ramës dhe vendimet e masat e ndryshuara shpesh për pandeminë. I ftuar në studion e Abc News, Duka tha mes të tjerash se sektori i bujqësisë nuk ka përfituar nga asnjëra prej paketave ndihmëse të qeverisë.

“Këta fermerët e vegjël faktikisht nuk janë trajtuar. Kanë dalë disa paketa. Këto thonë janë të vetëpunësuar dhe nuk përfitojnë asgjë. Edhe në këtë kontekst janë të diskriminuar. Edhe tek kredia sovrane bujqësia nuk përfshihet. Në këtë rast ashtu sic trajtojnë bizneset e vegjël duhet të trajtojnë edhe bujqësinë.

Duke pasur njëfarë konkurrence të pandershme, nëse nuk kapin hershmërinë e prodhimit janë edhe në humbje”, tha Duka.

Kreu i PPA, komentoi edhe vendimet e bëra publike nga kryeministri Rama për lëvizjen e qytetarëve si dhe aktivitetin e bizneseve, për të cilat tha se nuk janë më  të nevojshme.

“Me shumë sinqeritet mendoj se është e tepërt se për shkaqe që unë nuk di ti shpjegoj ne kemi ca numra…që i gjendur përballë faktit të frenojmë ekonominë për të shpëtuar njerëzit nuk qëndron. Kjo ngri shkri, të premten lokal janë hapur dhe të shtunë jo, kjo nuk i bën mirë turizmit.

Më çudit sjellja e kryeministrit, duket sikur ky i merr vendimet vetëm. Vazhdon dhe thotë ju më shani se unë kam hall t’ju shpëtoj”, deklaroi Duka.

Të fundit