Flash News

KRYESORE

Duka mbledh strukturat e PAA-së në Vlorë: Objektivat në zgjedhjet lokale të 2019-ës

Duka mbledh strukturat e PAA-së në Vlorë: Objektivat në

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një takim të zhvilluar me strukturat e kësaj partie në Vlorë ka folur për objektivat e forcës politike që ai drejton në zgjedhjet vendore të 2019-ës.

Duka tha se PAA synon të ketë deri në dy anëtarë në Këshillta Bashkiak si dhe të garojë me një kandidat nga radhët e saj në një prej 61 bashkive në vend.

“Ne synojmë të kemi deri dy anëtarë në këshillin bashkiak, do të negociojmë në ndonjë bashki ku ne kemi struktura të mira të mund të kemi kandidatët tanë të përbashkët”, u shpreh Duka.

Prej disa javësh, Partia Agrare Ambientaliste ka nisur një tur takimesh me strukturat e saj në të gjitha qytetet e vendit në prag të zgjedhjeve lokale.

 

 

Të fundit