Flash News

KRYESORE

Duka mbledh urgjentisht asamblenë: Jemi optimistë për arritjen e një marrëveshje, gjithçka drejt realizimit

Duka mbledh urgjentisht asamblenë: Jemi optimistë për arritjen e

Paketa ‘McAllister plus’ propozuar një ditë më parë nga zyrtari i DASH, Hoyt Brian Yee për zgjedhjen e krizës politike, duket se ka vënë në lëvizje aktorët kryesorë politikë në vend.

Menjëhrë pas takimit të aleatëve të Partisë Demokratike me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë blu, PAA ka mbledhur urgjentisht asamblenë.

Kreu i PAA, Agron Duka shprehet optimist për arritjen e një marrëveshje, ndërkohë që thotë se ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta.

Deklarata e Plotë:

U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik. Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshm e sigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajash apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri­tjetrit. Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëritjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri­tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e them sinqerisht me dashuri. Gjatë punimeve të asamblesë u miratua kooptimi i anëtarëve të rinj të saj, si dhe u darkodësua edhe një herë qëndrimi i PAA në lidhje dhe përkrahjen e opozitës për të arritur që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

 

 

 

Të fundit