Flash News

KRYESORE

Duka: Ndryshimet në qeveri vetëm një makijazh i zbehtë, duhet sistem i ri zgjedhor

Duka: Ndryshimet në qeveri vetëm një makijazh i zbehtë,

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar lëvizjet e bëra në kabinetin qeverisës. Duka thotë se ndryshime si këto të sotmet kërkojnë krijimin e iluzionit se po ndodh një korrigjim në drejtimin e vendit, por shton se është vetëm një makijazh i zbehtë.

Sipas tij, forca reale e kësaj qeverie, dhe gjithë atyre që do të ngrihen me këtë sistem zgjedhor, nuk janë ministrat që venë e vijnë, por lideri që ushtron në mënyrë absolute kontrollin mbi tufën e kartonëve që zotëron.

Kreu i PAA-së thekson se për sa kohë do të kemi këtë lloj sistemi zgjedhor, asgjë nuk ka për të ndryshuar.

Postimi i plotë i Agron Dukës

Ndryshime si këto të sotmet kërkojnë krijimin e iluzionit se po ndodh një korrigjim në drejtimin e vendit. Një tentativë për të ngjizur shpresën se, një rokadë emrash, mund të sjellë një erë të re në qeverisje.

Por ky është vetëm një makijazh i zbehtë, sepse forca reale e kësaj qeverie, dhe gjithë atyre që do të ngrihen me këtë sistem zgjedhor, nuk janë ministrat që venë e vijnë, por lideri që ushtron në mënyrë absolute kontrollin mbi tufën e kartonëve që zotëron.

Për sa kohë do të kemi këtë lloj sistemi zgjedhor, për sa kohë kjo zonja në video, bashkë me kolegët e saj, do të numërojnë votat e shqiptarëve, asgjë nuk ka për të ndryshuar.

Të fundit