Flash News

KRYESORE

Duka në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me rrogë mbi gjysmë milion euro

Duka në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me rrogë mbi gjysmë

Presidenti i federatës, Armand Duka u përzgjodh sot në Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin që po zhvillohet në Romë.

Përveç prestigjit, puna e re pritet t'i sjellë të ardhura të konsiderueshme Dukës, që do të përfitojë një rrugë vjetore prej 160 mijë eurosh, që do të thotë se në total do përfitojë 640 mijë euro. Kreu i FSHF-së u votua me 36 vota nga 55 të mundshme, për një mandat 4 vjeçar.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Duka u shpreh i lumtur, duke shtuar se kjo është një arritje e madhe edhe për futbollin shqiptar.

“Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim. Duhet të falenderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar. Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s”, deklaroi Duka.

Të fundit