Flash News

KRYESORE

Duka në mbrojtje të Panuccit: Kritikat për interesa jo sportive nuk i interesojnë askujt

Duka në mbrojtje të Panuccit: Kritikat për interesa jo sportive

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, së fundmi ka reaguar lidhur me kritikat ndaj trajnerit të kombëtares, Christian Panucci, për humbjen ndaj Skocisë.

Ai është shprehur me anë të një postimi në “Facebook” se kjo humbje nuk duhet të konsiderohet si tragjedi, pasi janë zhvilluar vetëm dy ndeshje dhe jemi barazim me kundërshtarin në grup.

Veç të tjerash ai ka thënë se kritikat për interesa jo sportive nuk i interesojnë askujt.

Postimi i plotë:

Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat janë normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!

Të fundit