Flash News

KRYESORE

Duka: Nuk mund të jetë më ministër i Brendshëm një njeri që një i afërm i tij ka probleme me trafikun e drogës

Duka: Nuk mund të jetë më ministër i Brendshëm një

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shprehet se nuk mund të jetë më ministër i Brendshëm një njeri që një i afërm i tij ka probleme me trafikun e drogës. Në një takim me strukturat e PAA-së në Durrës, Duka foli për protestën e 26 majit që është thirrur nga opozita duke e vënë theksin tek një protestë kundër padrejtësisë.

“Situata politike është e kërcënuar, e tensionuar. Ka pas problematika që nga rruga e kombit, ajo e biznesit të vogël dhe së fundi situata e krijuar me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. A nuk ka një njeri nga PS që të mos ketë lidhje me të afërm që kanë lidhje me krimin? Nuk është faji i opozitës që Shqipëria përgojohet për trafikun e drogës. Nuk mund të jetë më ministër i Brendshëm një njeri që një i afërm i tij ka probleme me trafikun e drogës. Ndaj më 26 do të bëjmë një protestë të madhe kundër kësaj padrejtësie”, deklaron Duka.

Duke folur për qytetin e Durrësit, kreu i PAA-së nuk i kurseu kritikat ndaj kryebashkiakut, Vangjush Dako. “Dakos i thonë të gjithë shqiptarët “Vangjush betoni”. Bashkë me rrugët e Durrësit u betonizuan edhe marrëdhëniet e mazhorancës me krimin”, akuzoi Duka. Ai shtoi gjithashtu se “Dako nuk besoj se di të menaxhojë, ndërkohë të shohim si do të shkojë situata me gjyqet që Bashkia e Durrësit ka me shoqërinë civile. Ka plot të rinj e të reja që të kandidojnë”.

 

Të fundit