Flash News

E-TJERA

Duka nuk përjashton rikandidimin për kreun e FSHF-së, ka një sugjerim për Bashkim Finon

Duka nuk përjashton rikandidimin për kreun e FSHF-së, ka një

Armand Duka nuk e pohoi, por as e mohoi mundësinë që të rikandidojë për një tjetër mandat në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. “Nuk është një gjë që nuk e kam menduar, që është pak e rëndësishme, por duke u marrë me punën e përditshme, gjithmonë më duket datë e largët dhe nuk është se do të jap një përgjigje përfundimtare sot”, iu përgjigj pyetjes së Ballës nëse do të rikandidonte në zgjedhjet e vitit të ardhshëm apo jo.

Një prej emrat që përflitet se mund t’i dalë atij përballë në këtë proces vjen nga politika dhe ai është Bashkim Fino.

Duka tha se ka njohje personale me Finon dhe e ka patur shok shkolle, si dhe i bëri një sugjerim.

“Mediatikisht kam dëgjuar edhe unë për Bashkimin. Unë e njoh dhe e kam patur shok shkolle. Nëse do të ketë projekte për të qenë këtu, pse jo. Fakti që është pjesë e Partisë Socialiste, do të ishte mirë që të kandidonte nga selia e partisë”, u shpreh ai.

Të fundit