Flash News

KRYESORE

Duka nxjerr blof mediat italiane: Largohet Ancelotti, jo Hysaj

Duka nxjerr blof mediat italiane: Largohet Ancelotti, jo Hysaj

Kur shumica e mediave italiane shkruan se Elseid Hysaj në janar do të largohet nga Napoli, presidenti Armand Duka ka thënë krejt të kundërtën në një intervistë për gazetën “Corriere dello Sport”.

Numri 1 i FSHF-së ka folur për tema të ndryshme, por ndër më pikantet ishte situata e Napolit në lupën e tij. “Më pëlqen shumë Hysaj, madje edhe kundër Francës luajti një ndeshje të mirë. Ai meriton të luajë dhe nuk do të largohet në janar", - është shprehur Duka.

Më pas, ai ka shtuar me bindje: "Do të jetë Ancelotti ai që do të largohet nga Napoli. Më vjen keq për të, pasi unë jam një tifoz i Milanit. Nga sa di unë, De Laurentiis tashmë po kërkon një trajner tjetër. Në fund të sezonit e di që edhe Hysaj mund të largohet".

Të fundit