Flash News

KRYESORE

Duka prezanton trajnerin e ri, Edy Reja: Ekipi ka cilësi, kërkoj bashkëpunim me median

Në ambientet e Federatës Shqiptare te Furbollit po mbahet konferenca për shtyp e prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares, Edi Reja, i cili do të marrë në drejtim pankinën kuqezi. Reja ka firmosur kontratën deri në nëntor, me të drejtë rinovimi.

Tekniku Italian, në fjalën e tij u shpreh se e ka ndjekur ekipin tonë dhe se skuadra ka cilësi të mira. Ai gjithashtu falenderoi presidentin Duka për besimin dhe tha se shpreson të ketë një bashkëpunim të mirë edhe me mediat.

“Përshëndetje të gjithëve, shpresojmë të kemi një bashkëpunim të mirë, dhe pse nuk është e lehtë të punosh me mediat. Në radhë të parë dua të falenderoj presidentin Duka që besoi tek unë. Kam parë që ekipi ka cilësi”, tha Reja.

Ai gjithashtu përgëzoi Panuçin për punën e bërë dhe shtoi se arsyeja pse zgjodhi të drejtonte Shqipërinë, ishte dëshira për të drejtuar një Kombëtare.

“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë”, u shpreh ai.

Edy Reja është një emër i njohur në futbollin italian. I lindur në vitin 1945, trajneri 73-vjeçar ka drejtuar një sërë skuadrash në Serie A, por edhe në Kroaci. Periudhën më të gjatë të qëndrimit në pankinë, Reja e ka kaluar pikërisht te Napoli në vitet 2005-2009, teksa e ndihmoi këtë skuadër të ngjitet nga Serie C1 në Serie A.

Pas aventurës te Napoli, Reja drejtoi Hajdukun e Splitit, ku qëndroi për një sezon, për t’u kthyer sërish në Itali nën drejtimin e Lazios, e më pas të Atalantës, që ishte edhe skuadra e fundit e tij.

Të fundit