Flash News

KRYESORE

Duka reagon pas vendimit për Sakon: Gangsterllëk politik mbi gjyqësorin

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes së këtij qyteti Valbona Sakos, dy ditë pasi ia kishte mohuar atë, ka sjellë reagimet e para.

Një ndër ta ka qenë kreu i PPA-së, Agron Duka, i cila në reagimin e tij tha se nuk duhen më prova për të vërtetuar rënien e rendit ligjor në Shqipëri.

“Jam i bindur se shqiptarët nuk kishin më nevojë për prova të tjera për rënien e rendit ligjor dhe kushtetues në vendin tonë. Megjithatë, mazhoranca dha bujarisht një tjetër shembull ditën e sotme, dhe tregoi se ka privatizuar drejtësinë duke kryer një proces paralel për të konfirmuar mandatin e bashkisë së Durrësit.” Shkruan Duka, ndërsa shton se kjo manovër, për të anashkaluar vendimin për mosdhënien e mandatit të para dy ditëve, është në shkelje të ligjit sepse e njëjta çështje, me të njëjtin objekt gjykimi, nuk mund të gjykohet dy herë nga e njëjta gjykatë.

“Ky gangsterllëk politik mbi gjyqësorin është kryer nga ata që janë vetëshpallur korifenjë të ‘drejtësisë së re’, por që në fakt po vërtetojnë se e vetmja gjë e re, është guximi i tyre për të shkelur me këmbë Kushtetutën dhe mbarë vendin”, shprehet Duka.

Të fundit