Flash News

KRYESORE

Duka rrëfen pse nuk zgjodhi Sedorfin për të drejtuar kombëtaren

Duka rrëfen pse nuk zgjodhi Sedorfin për të drejtuar

Armand Duka rrëfen një prapaskenë në bisedimet me Sedorfin për trajnerin e Kombëtares.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit thotë se ish-ylli holandez i Milanit ishte super i edukuar dhe një intelektual i vërtetë, por nuk bënte për trajner.

“Në atë kohë, janë publikuar emrat. Kanë qenë kandidatë që ne i kemi intervistuar: Sedorf, Zenga, Ish-trajneri i Udineses. Vërtet që ishin trajnerë të mirë me karakteristikat e tyre. Sedorf, për mua, ishte një nga njerëzit më intelektualë, më i përgatitur, i superedukuar, me gjithë të mirat që mund të ketë një person. Nga më të mirët që unë kam parë në botën e futbollit. Por, nuk më bindte për postin e trajnerit”, tha Duka në intervistën e dhënë për gazetaren Vilma Masha në “Supersport”.

Të fundit