Flash News

KRYESORE

Duka takon kryetarin e Aleancës për Shqiptarët: Marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbim të stafeve gjatë fushatave

Duka takon kryetarin e Aleancës për Shqiptarët: Marrëveshje

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ishte në Strugë, ku u takua me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Duka njofton se është vendopsur që mes dy partive të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi si dhe është rënë dakord për shkëmbim të stafeve gjatë fushatave elektorale në vendet reciproke.

“Nga Struga, me qëndrestarin Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ku zhvilluam një takim shumë miqësor midis delegacionit të PAA-së dhe Aleancës.

Shumë shpejt do të siglojmë një marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbim të stafeve gjatë fushatave elektorale në vendet reciproke.

Duhet të mbledhim forcat, për t'i dhënë një dimension më të hapur politikë-bërjes”, njofton Duka në rrjetin social Facebook.

Të fundit