Flash News

KRYESORE

Duka takon zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, tregon ‘diferencën e frikshme’ pse Shqipërisë i vendosen kushte për negociatat

Duka takon zyrtarët e Maqedonisë së Veriut, tregon

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka zhvilluar një takim sot me Trajan Dimovski dhe  Nefrus Çeliku, përkatësisht Ministër dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut.

Duka shkruan në një status në facebook se Maqedonia e Veriut ka vënë në dispozicion të bujqësisë një buxhet prej 140 milionë eurosh gjatë 2019-ës, sipas tij një pikë që ilustron pse Shqipërisë i vendosen kushte për çeljen e negociatave dhe shtetit fqinj jo.

“Një takim tejet miqësor me z. Trajan Dimovski dhe z. Nefrus Çeliku, përkatësisht Ministër dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Maqedoninë e Veriut. Kemi shumë për të mësuar nga fqinjët tanë lindorë, sidomos kur njihesh me faktin se në buxhetin e vitit 2019, mbështetja e planifikuar për bujqësinë është rreth 140 milionë euro. Nga këto, 107 milionë janë për subvencione. Ndërkohë, në Shqipëri, fondi i subvencioneve i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është vetëm 5 milionë euro. Një diferencë e frikshme, e cila është një tjetër pikë që ilustron më së miri pse Shqipërisë i vendosen kushte për çeljen e negociatave dhe Maqedonisë së Veriut jo. Zerimi i këtij hendeku të turpshëm është një sfidë që ne duhet të përmbushin edhe për dinjitetin e shoqërisë sonë. Fermerët kanë nevojë për mbështetje dhe jo për lëmoshë!”, shkruan Duka.

Të fundit