Flash News

KRYESORE

“Duke u zënë për të paguar faturën”, Dua Lipa gjen çdo mundësi për të treguar origjinën

Dua Lipa është prej disa ditësh në Francë bashkë me familjen dhe të dashurin e esaj. Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale kemi vënë re se këngëtarja po e shijon vërtetë qëndrimin në qytetin e bukur romantik.

Në videon e fundit që ka postuar në Instastory, Dua ka treguar dhe njëherë një nga ‘veset’ e babait të saj, si një shqiptar që është.

Kur vjen momenti i pagesës. Në restorantin ku ata po hanin,  ndodh ajo që shohim gjithmonë nëpër lokalet apo restorantet e Shqipërisë. Dy ose më shumë njerëz “zihen” kush do të paguajë faturën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, me mikun e tyre nga Ballkani. “Duke u përpjekur të paguajmë faturën, në mënyrën e Ballkanit,” –ka shkruar me humor Dua.

Të fundit