Flash News

KRYESORE

Dukesha Meghan Markle mban fjalimin më të ndjerë: Familja jonë ka pasur momente emocionale

Në përfundim të turit në Amerikë, Meghan Markle ka mbajtur një fjalim të ndjerë e cila është duartrokitur pafund, pasi aty ka pasur disa të vërteta që Dukeshës i dhëmbin. 38-vjeçarja ka theksuar se gjatë kësaj eksperience ka njohur dhe parë nga afër njerëz të ndryshëm shumë të fortë të cilët i kanë mirëpritur me muzikë, ushqim dhe gjithçka tjetër. “Gjatë 10 ditëve të kaluara familja jonë ka pasur momente emocionale, kemi pasur momente të bezdisshme, kemi pasur momente shpirtërore. Ne kemi takuar udhëheqës frymëzues në çdo aspekt të jetës dhe jemi mirëpritur me ushqim të pabesueshëm, muzikë dhe vallëzim. Por mbi të gjitha, ne kemi qenë në gjendje të takojmë njerëz që janë aq të fortë në punën që bëjnë, që nuk dorëzohen dhe kjo vërtetë do të thotë kaq shumë për ne.”

Të fundit