Flash News

KRYESORE

“Më duket se kam apendicit”, gruaja lind në Durrës pa e ditur që ishte shtatzënë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Durrësit. Një grua, rreth 30 vjeç, është paraqitur, ditën e djeshme, në urgjencën e spitalit me dhimbje të forta barku duke dyshuar se mund të kishte tëmthin ose apendicitin.

Por pasi mjekët roje i kanë bërë asaj një eko, e cila ka treguar se gruaja ishte shtatzënë dhe se ishte gati për të lindur. “Nuk ka mundësi që të jem shtatzënë, pasi vjet linda fëmijën e parë. Shikoni çfarë kam. Dyshoj se kam tëmthin ose apendicitin”, mësohet t’i jetë shprehur e reja doktorëve, raporton BalkanËeb.

Nga konsultuat dhe analizat, rezultoi se 30-vjeçarja ishte shtatzënë. Rreth orës 23:00 ajo lindi fëmijën e saj të dytë, një djalë të shëndetshëm, 3100 gr.

Të fundit