Flash News

KRYESORE

Duma replikon me Metën, jep detaje të reja: Në protestën e opozitës, persona të infiltruar për të sulmuar Kuvendin

Duma replikon me Metën, jep detaje të reja: Në protestën e

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma sqaron se dhunën në protestat e opozitës nuk e ndali dekreti i presidentit Ilir Meta, ndryshe nga sa pretendoi ky i fundit në Komisionin Hetimor.

Duma ka hedhur poshtë një skenar të tillë, sipas së cilët, organizatorët synonin mbarëvajtjen e një proteste paqësore. Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Ilir Babaramo, Duma tha se shqetësimi i saj ka qenë personat që mund të ishin të infiltruar, por nuk e specifikoi nëse ishin të PS-së apo PD-së.

"Nëse nuk do të kishte, protestat do të vazhdonin. Nuk mendoj që aksioni u influencua nga vendimi i presidentit. Nëse opozita do kishte plane të dhunshme, nuk është çështje dekretesh. Ne jemi përpjekur që të parandalojmë dhunën. Presidenti tha se "persona të caktuar"....të parit që duan që protesta të kishte faqin e bardhë janë organizatorët. Të parët e interesuar që të bëjnë pis imazhin e aksionit të kundërshtarit janë kundërshtarët. Njerëz të infiltruar, ky është shqetësimi më i madh nëse do isha organizatore. S'po them që s'janë as të PS-së dhe as të PD-së. Nuk e kam dalluar se jam rrethuar nga studentë dhe të rinj. Ka pasur momente të tilla se kush janë këto persona", u shpreh Duma.

Presidenti Ilir Meta deklaroi para Komisionit Hetimor se më datën 7 qershor ka pasur informacione se do eksponentë të opozitës do të digjnin Kuvendin – informacionet i kishte marrë nga SHISH.

Të fundit