Flash News

KRYESORE

Durim Bami kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, asnjë gjykatë nuk shqyrton kërkesën

Prej një muaji Çështjen e Durim Bamit, nuk po merret në shqyrtim as nga Gjykata e Lartë as nga Krimet e Rënda

Durim Bami u hetua dhe u arrestua për atentatin e rremë ndaj deputetit Tom Doshi në 2015-ën. Avokati i tij prej 1 muaji i kërkon drejtësisë të shqyrtojë kërkesën për heqjen e arrestit shtëpiak, por asnjë prej instancave të drejtësisë nuk e merr përsipër, duke u shprehur se s'kanë kompetence sipas Kodit të ri të Procedurës Penale.

Ilir Murati, avokati i Bamit ka deklaruar se ka kaluar më shumë se 9 muaj nga afati për shuarjen e masës arrest shtëpie, ndonëse shton ai, ligji thotë se duhet të shqyrtohet brenda 48 orëve nga momenti i paraqitjes së kërkesës dhe pa prani të pandehurit, avokatit apo prokurorit. ""Ping pongu" vazhdon, cenohen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut", tha avokati mbrojtës, Ilir Murati.

Të fundit