Flash News

KRYESORE

Durmishaj zgjedh Greqinë, Alban Bushi: Më kërkoi falje, por grekët do e përzënë nga ekipi

Durmishaj zgjedh Greqinë, Alban Bushi: Më kërkoi falje, por

Ndonëse Fiorin Durmishaj i ka komunikuar se ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Greqisë, Alban Bushi, trajner i Kombëtares U21 të Shqipërisë, thotë se asgjë nuk është zyrtare derisa lojtari të zbresë në fushën e lojës.

Në një intervistë për ‘Panorama Sport’, Bushti thotë se Durmishaj i ka kërkuar falje për vendimin, por nuk i ka dhënë asnjë shpjegim më shumë.

“Kam kontaktuar me Durmishajn pasi ai vendosi që të luante me Greqinë. Le ta themi kështu, sepse diçka e tillë thuajse është fakt. Më tha: “Trajner, e vendosa… Dua të më falësh”. Nuk më dha asnjë shpjegim tjetër se si ka qenë situata dhe pse e mori këtë vendim. Kam folur përpara 3 ditësh me të”, thotë trajneri.

Duke e konsideruar një lojtar të mirë dhe që do të bëjë karrierë, Alban Bushi paralajmëron 22 vjeçarin shqiptar se në ekipin grek mund të ketë të njëjtin fat si shqiptarët e tjerë.

“Mendoj se nuk ka vepruar mirë. Unë kam luajtur 6-7 vite në Greqi dhe e njoh mjaft mirë situatën e futbollit aty. Grekët e morën dhe grekët do ta përzënë sërish. Shpresoj që ai ta ketë karrierën sa më të mirë dhe këtë ia uroj nga zemra. Ai është një lojtar i mirë dhe mendoj që do të bëjë karrierë”, thekson Bushi.

Të fundit