Flash News

KRYESORE

Durrës, arrestohen tre persona, kapet drogë me vlerë 50.000 euro

Durrës, arrestohen tre persona, kapet drogë me vlerë 50.000 euro

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar me emrin “Segmenti”, ku Policia e Durrësit ka goditur një rast të drogërave të forta duke arrestuar tre persona.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Laurian Malko, 32 vjeç, banues në Durrës; Elmaz Gjepali, 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak; Mirvete Tupi, 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar te hënën në lagjen 14, Shkozet u gjetën dhe u sekuestruan 0.4 kg kokainë, një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese), një krehër, vlera monetare në lekë dhe euro si dhe 4 aparate celularë.

Në rast se ajo do të shitej, vlera e lëndës narkotike në treg do arrinte në 50.000 euro.

Të fundit