Flash News

KRYESORE

Durrës/ Kërcënohen me armë djemtë e Spartak Brahos, policia procedim penal ndaj njërit prej tyre

Djemtë e deputetit Spartak Braho janë përfshirë në një zënkë, ku nuk ka munguar dhuna si edhe kërcënimet me armë.  Policia e Durrësit njofton se ata janë përfshirë me disa persona të tjerë në një sherr sa  i përket vendeve të parkimit.

Ngjarja ndodhi  në afërsi të portit të qytetit, ku djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho kanë një lokal. Policia njoftoi se kishte shpallur në kërkim një 26 vjeçar, i cili kishte kanosur me armë zjarri shtetasin K.B, 35 vjeç, banues në Durrës. Një nga djemtë e deputetit Braho, quhet Kreshnik Braho, me profesion prokuror.

Por është proceduar edhe A.B, 38 vjeç (Arbër Braho), pasi goditi me sende të forta dy persona, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga policia për kanosje me armë zjarri.

Personat e dhunuar kërcënuan me armë djalin tjetër të deputetit socialist. Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se ndaj djalit të Spartak Brahos u organizua një atentat, por që dështoi më 18 gusht, pra tetë ditë më parë.

Vetë deputeti i PS-së, Spartak Braho sqaroi se  kjo ishte një ngjarje banale “e provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”.

“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju  bë organeve të policisë së shtetit”, tha ai.

Policia është në kërkim të Lajden Kadillit, i cili akuzohet për disa vepra penale të kryera, mes tyre edhe plagosje me armë.

Të fundit