Flash News

KRYESORE

Durrës: kontrabandë nafte, vjedhje, kalime të paligjshme të kufirit, arrestohen 4 persona

Durrës: kontrabandë nafte, vjedhje, kalime të paligjshme të

Në Portin e Durrësit thuajse çdo ditë ndodh diçka. Kontrabanda, droga, kalim i paligjshëm i kufirit, gjithçka. Pas kontrabandës së naftës me punonjësit e TAP-it, dy raste të tjera të paligjshme në Portin e Durrësit janë goditur nga policia Kufitare e Durrësit, konkretisht për falsifikim dokumentesh dhe një rast vjedhje. Policia ka njoftuar se të arrestuar janë një shtetas turk për falsifikim dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja, gjithashtu edhe katër shtetas për vjedhje dhe kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, pas një pune hetimore të mire organizuar arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Sadri Haklaj 31 vjeç, banues në Tiranëë

2.Françesko Gërdeci 24 vjeç, banues në Shijakë

3.Sadik Krasnaj  33 vjeç,  banues në Durrësë

4.Artur Zhugri  20 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu policia njofton se arrestimi i tyre u bë pasi: “Specialistët  e Sektorit për Hetimin e  Krimit në DVKM-Durrës në bashkëpunim me Sigurinë Portuale, pas një raportimi të ardhur në Portalin e Komisariatit Dixhital, i  cili bënte fjalë për kondrabandë nafte në Portin e Peshkimit Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, rreth mesnatës së datës kanë dokumentuar me prova ligjore aktivitetin e jashtëligjshëm të shtetasve  të mësipërm”.

Të arrestuarit në Kalatën Lindore, në ish -Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: dy bidona me një sasi prej 60 litra naftëë gjashtë bidona boshë një baterië një pompë me tuba dhe tela të montuar, e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja” dhe” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë  ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” e  kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet 134, 172, 25  të Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë një shetas turk dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, konkretisht:

-Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqië

-N. A., 34 vjeçe, banuese në Turqi.

Shtetasit e mësipërm, së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta , të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave ” dhe” Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.

Të fundit