Flash News

KRYESORE

Durrës/ Në pranga 3 persona, i kishin vendosur gjobë një biznesmeni

Durrës/ Në pranga 3 persona, i kishin vendosur gjobë një

Policia në Durrës arrestoi 3 persona të cilët akuzohen për gjobëvënie ndaj një biznesmeni në qytetin bregdetar. Në operacion morën pjesë edhe Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që vunë në pranga Lulzim  Zalla 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, Egli Shullazi, 26 vjeç, banues në Krujë dhe Klodian Estrefi., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Gjatë operacionit të koduar “Gjobëvënësit” u sekuestrua edhe shuma prej 5 mijë eurosh,. që ishte kësti i radhës që duhej paguar nga i kërcënuari.  Sipas policisë, arrestimi i 3 shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, i kanë kërkuar 50 000 euro, shtetasit N. L. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Të fundit