Flash News

KRYESORE

Durrës, plagosen me thikë tre adoleshentë në orët e vona, policia jep detajet e para

Durrës, plagosen me thikë tre adoleshentë në orët e

Tre adoleshentë janë plagosur me thikë mbrëmë në orët e vona në Durrës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti të çastit dhe të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 10.06.2020, rreth orës 22:30, në lagjen nr.1, Durrës, pas një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit A.B., 16 vjeç, F.D., 17 vjeç, dhe S.I., 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia në njoftimin paraprak.

Të fundit