Flash News

KRYESORE

Durrësi dhe Vora pa kryetarë bashkie, gazetari tregon sa do të ndikojë në mbarëvajtjen e situatës pas tërmeteve

Durrësi dhe Vora pa kryetarë bashkie, gazetari tregon sa do të

Durrësi është qyteti që u prek më së shumti nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Por edhe në Vorë pati dëmtime. Të dyja vendet i bashkon fakti që nuk kanë një kryebashkiak, pasi sot Valbona Sako u tërhoq papritur nga posti.

Po ashtu edhe në Vorë s’ka kryetar pas shpalljes në kërkim të Agim Kajmakut, do të ndikojë padyshim në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e situatës pas tërmetit.

Në një lidhje direkte nga qyteti i Durrësit për ‘News24’ gazetari Ergys Gjençaj tha se kjo do të ndikojë padyshim në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e situatës pas tërmetit.

Një kryetar bashkie në situata të tilla është një nga hallka e koordinimit të punës në këto situata. Mungesa e të cilës ndikon në proces. Në qytetin e Durrësit është ngritur Shtabi i Emergjencave. Dorëheqja e Valbona Sakos do të ketë një ndikim në këtë proces, pavarësisht se procesi i emergjenca drejtohet nga ministri Bledi Çuçi. Po ashtu dhe në Vorë”, tha Gjençaj.

Të fundit