Flash News

KRYESORE

“Durrësi do jetë porti i Kosovës”, deklarata e Ramës ‘provokon’ mediat serbe: Po përpiqet të bëjë një Shqipëri të madhe

“Durrësi do jetë porti i Kosovës”, deklarata e

Duket se mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Tiranë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk ka kaluar pa vëmendje nga ana e mediave serbe.

Ata janë ndalur kryesisht tek një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “porti shqiptar i Durrësit së shpejti do të bëhet “de facto i Kosovës”.

Nisur nga kjo deklaratë, mediat në Serbi e kanë cilësuar si një provokim të hapur, duke shkruar se “Rama po përpiqet të bëjë një Shqipëri të madhe”.

Ç’shkruajnë disa prej mediave serbe:

B92: Rama: Ne do heqim kufijtë, Durrësi do të jetë porti i Kosovës

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Kosova dhe Shqipëria synojnë të "heqin kufijtë" dhe se porti shqiptar i Durrësit së shpejti do të bëhet "i Kosovës".

Ai tha se në fillim të seancës së qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, e cila po mbahet në Pallatin e Kongresit në Tiranë.

Novosti.rs: Ne do të heqim kufijtë, DURRES do të jetë porti i Kosovës: Edi Rama po përpiqet të bëjë një Shqipëri të madhe

Rtcg.me : Ne do heqim kufijtë, Durrësi do të jetë porti i Kosovës

Shqipëria dhe Kosova synojnë të heqin kufijtë dhe porti i Durrësit së shpejti do të bëhet de facto Kosova, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Të fundit