Flash News

KRYESORE

Durrësi i përmbytur, banorët sot në protestë

Banorët e Rshbullit po protestojnë sot prej orës 9:00 para bashkisë së Durrësit, pasi sa herë që bie shi muk është marrë asnjë masë nga bashkia e Durrësit.

Edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi denoncon situatën si dhe i kërkoi kryebashkiakut të Durrësit që të marrë masa.

Reagimi i Oerd Bylykbashit:

Katundi i Ri ne Durres sot serish i permbytur dhe nen pushtetin e ujrave te lumit Erzen. Qeveritaret nuk e vene ujin ne zjarr. U be e disata here brenda vitit qe banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter uje neper shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagetive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres. Shiu ra dje, por permbytja filloi sot. Banoret ankohen per rezervuare qe hapen pa paralajmerim ne zonen e Tiranes e derdhen ne lume ndersa pasojat i vuajne ata. Asnje hetim per shkaqet e ketyre permbytjeve te perseritura apo mase e marre per t'i evituar. I ftoj mediat te dokumentojne situaten e te mos e lene qeverine qe ka hallin te mbroje ministrat e droges dhe bashkine e Durresit qe ka hallin te vjedhe duke shqepur rruget cdo 6 muaj, qe ta kalojne situaten ne heshtje!

Të fundit